Potera voton: Qytetarët të dalin të votojnë (Video)
Kandidati i Vetëvendosjes, Ajet Potera në Podujevë ka votuar në shkollën fillore “Naim Frasheri” në këtë komunë.
Potera i ka uruar qytetarët që të dalin të votojnë për kryetarin për mandatin katërvjeçar.
Potera beson së procesi zgjedhor do të shkojë në mënyrë demokratike dhe pa ndonjë incident.
“Jam i bindur se ky proces do të shkojë mirë, pa ndonjë incident. I urojmë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për mandatin katërvjecar” ka thënë Potera./Indeksonline/