Tifozi më i flaktë i Milanit shpërthen në lot pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Milani ka siguruar vendin e dytë në renditjen përfundimtare të Serie A.
Rosonerët në sezonin e ardhshëm do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas këtij suksesi në lot ka shpërthyer një nga tifozët më të zjarrtë të Milanit, Tiziano Crudeli.
Komentatori i famshëm italian u tradhtua nga emocionet derisa po tregonte për suksesin e Milanit. /IndeksOnline/