Pirlo: Mendoj që kam bërë punën time 100 për qind

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se në një farë mënyre ai ka arritur objektivat e klubit dhe të tij.
Juventusi arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit, dhe kjo falë gabimit të Napolit i cili barazoi me Veronan.
Sidoqoftë, “Bianconerët” arritën fitore bindëse dhe u kualifikuan në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes, trajenri Adnrea Pirlo u shpreh se ai kishte dhënë maksimumin dhe pjesërisht i kishte arritur objektivat e tij dhe të klubit.
“Mendoj që kam bërë punën time 100%, duke kërkuar të jap maksimumin”, tha ai.
“Nëse punoni në Juventus keni një objektiv, të fitoni”, shtoi ai.
“Ia kemi arritur pjesërisht, por besoj që objektivat e mi dhe të klubit janë arritur”, deklaroi Pirlo.