75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 24 Maj 2021 / C E

Superkupa e Italisë do të luhet në “tokën e shenjtë”

Mbrëmë përfundoi sezoni i rregullt në futbollin italian.

Inter u shpall kampion i Serie A derisa Juventusi gjatë javës kishte fituar Kupën e Italisë.

Dy gjigantët italian do të luajnë në mes vete për Superkupën, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e Superkupës së Italisë do të luhet në Arabinë Saudite gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Serie A.

“Ndeshja tjetër e finales së Super Kupës Italiane do të luhet në Arabinë Saudite me publik, sipas kontratës sonë. Me Inter-Juventus do të jetë një pikë për futbollin tonë”, ka thënë Paolo Del Pino.

Edhe dy ndeshje të Superkupës (2018 & 2019) janë zhvilluar në qytetin e Riadit. /IndeksOnline/