75 Mall Live Search
13:23 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Shpërndahen pako ushqimore dhe higjienike

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me pjesëtarët e KFOR-it amerikan, kanë shpërndarë disa pako ushqimore dhe higjienike për disa familje në nevojë.

Këto pako janë siguruar nga KFOR-i amerikan, nga kampi ‘’Bondsteel’’, ndërsa familjet u përzgjodhën nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla , me qëllimin e mirë, për ti mbështetur familjet në nevojë .