75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Liridoni nga Kosova vrau me thikë partneren në Francë, Policia në kërkim të tij

Stéphanie, një grua e moshës 22-vjeçare, u vra të dielën në mbrëmje, 24 maj, në Hayange, në Moselle/ Francë.

Ajo dyshohet se ishte goditur me thikë pranë shtëpisë së saj. Partneri i saj, vrasësi i dyshuar, kërkohet nga policia. Ky është vrasja e 43-të në Francë për gjatë vitit 2021.

I dyshuari, Liridon B., 23-vjeçar shtetas kosovar sipas burimeve të fdesouche, është i njohur për policinë dhe gjykatat, transmeton Indeksonline.

Ai u dënua për dhunën në familje dhe “po vuante një dënim të paraburgimit në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike, tha prokurori. 

Për më tepër, fëmija i çiftit, një vajzë tre vjeç e gjysmë, thuhet se ka parë momentin e vrasjes së nënës së saj përmes dritares së shtëpisë.

I dyshuari pas kryerjes së veprës ka ikur ndërsa Policia është në kërkim të tij./Indeksonline/