Blendi Memaj futbollist i lirë, skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë në kërkim të tij

Futbollisti, Blendi Memaj është i lirë dhe pa ekip. Atij i skadoi kontrata me Lirinë këtë muaj.
Indeksonline kontaktoi me Memajn, i cili tha se është duke u rikuperuar nga një lind që e ka në gjurin e majtë.
“Momentalisht gjendem në fazë të rikuperimit pasi që kam operuar ligamentin kryqëzor të këmbës se majtë, besoj që deri në fillim të sezonit të ri do të jem i gatshëm të filloj fazën përgaditore”, tha ai fillimisht.

Tutje, Memaj foli për të ardhmen e tij dhe ofertat që ka.
“Kontrata me Lirinë më ka skaduar këtë muaj kështu që momentalisht mbetem lojtar i lirë. Kam pasur disa kontakte nga Superliga dhe Liga e Parë, mirëpo asgjë konkrete deri me tani”, u shprehë ai.
Memaj ishte ndër futbollistët më të spikatur në Ligën e Parë sezonin e kaluar. Për të kishte interesim nga skuadrat e Superligës edhe gjatë afatit të janarit./Indeksonline/
