‘Cariocas’ i skadon kontrata me Feronikelin, tash është futbollist i lirë

Futbollisti brazilian, Jean Agostinho da Silva i njohur me nofkën ‘Carioca’ është futbollist i lirë.
Atij i ka skaduar kontrata me Feronikelin pas përfundimit të sezonit, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti i cili ka thënë se ndeshja me Llapin ka mundur të jetë e fundit për të me fanellën e Niklit.

“Ne përfunduam edhe një sezon. Fatkeqësisht nuk shkoi në mënyrën se si e pritëm, një sezon i vështirë për të gjithë ne. Por, ne arritëm ta mbanim Feronikelin në Superligë. Kjo ka mundur të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Feronikelit pasi që kontrata ime përfundon tani. Tash është koha të pushojmë, të mësojmë nga gabimet e këtij sezoni dhe të bëhemi gati që sezonin e ardhshëm të bëjm gjëra të mrekullueshme. Sa i përket të ardhmes, Zoti e di”, ka shkruar braziliani në postimin e tij./Indeksonline/
