75 Mall Live Search
20:18 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Zyrtare: Anel Rashkaj pensionohet nga kombëtarja e Kosovës

Kapiteni i parë i kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka marr një vendim të vështirë.

Rashkaj përmes një videoje ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai për herë të parë u aktivizua për Kosovën në vitin 2008, ku “Dardanët” as nuk ishin të pranuar në FIFA. Pasi u pranua në FIFA, Rashkaj ishte kapiteni i parë i Kosovës.

“Ky rrugëtim më ka sjell shumë emocione, shumë miq, shumë kujtime që do t’i bart me vete gjatë tërë jetës sime” thotë ndër të tjera në video Rashkaj.

Ditë më parë edhe Atdhe Nuhiu bëri të ditur pensionimin nga kombëtarja./Indeksonline/