Djokoviç: Pas karrierës shkoj në fakultet! S’futem në politikë sepse është e fëlliqur

Novak Djokoviç, numri një i tenisit në botë, foli për mediat e huaja duke zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës.
Tenisti serb tha se do të filloj fakultetin pas përfundimit të karrierës dhe s’do të merret me politikën, shkruan IndeksOnline
“Do doja ta kisha një diplomë universitare. Jam i zhgënjyer që s’e kam pasur këtë sukses si i ri. Por jam i lumtur që kam arritur këto që i kam. E mira e kësaj është që ju fakultetin mund ta regjistroni edhe në moshë 40-vjeçare”, ka thënë Djokoviç

‘Nole’ u pyet nëse është i gatshëm të futet në politikë në të ardhmen! Kjo ishte përgjigja e tij.
“Unë nuk jam gati të flas për politikën. Nuk më pëlqen ky sistem i ndyrë”, vazhdoi tutje serbi.
/IndeksOnline/