Gazetari i propozon Rashicës: Knaqu me çaj në Vushtrri dhe nisu në Itali nënshkruaj me Milanin

Milot Rashica po qëndron për vizitë tek familjarët e tij në Kosovë.
Kjo verë do të jetë ‘e nxehtë’ për mesfushorin kosovar, që është në kërkim të skuadrës së re.
Gazetari i Supersport Kosovës, Arbër Avdyli i ka bërë një propozim interesant Rashicës.
“Milot, ngom. Rri edhe nej ditë te shpija në Vushtrri. Pusho, knaqu me çaj dhe tani nisu direkt në Itali dhe nënshkruaj me AC Milan” ka shkruar Avdyli në Facebook.
Menaxheri Altin Lala e ka pranuar se Milani ka qenë i interesuar për shërbimet e Rashicës.
Së fundi, mediat angleze raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertë zyrtare për të transferuar 24-vjeçarin në Villa Park.
/Indeksonline/