75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

Deri të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina tjera në Kosovë

Një lajm i mirë është dhënë mëngjesin e sotëm në takimin në mes kryetarëve të Komunave dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitija.

Ministri Vitija ka bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave priten të vijnë në Kosovë edhe 100 mijë vaksina të tjera.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, tha ai.