Superkupa e Gjermanisë, Bayern – Dortmund luhet më 17 gusht

Bayerni dhe Dortmundi do të hapin sezonin e ri 2021/22 në Gjermani.
Fituesi i Bundesligës dhe Kupës do të ballafaqohen në finalen e Superkupës së Gjermanisë më 17 gusht.
Lidhja Gjermane e Futbollit njoftoi se ndeshja do të luhet në Dortmund. Trajneri i ri i Bayernit, Julian Nagelsmann do të debutojë në këtë duel.
/Indeksonline/