UEFA hap procedurë disiplinore për Realin, Barcelonën dhe Juventusin/ Ky është reagimi i klubeve…

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka hapur procedurë disiplinore për tre skuadrat e mëdha, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.
Kjo treshe ende nuk është tërhequr nga krijimi i Superligës së Europës – andaj UEFA ka nisur një procedurë disiplinore, shkruan IndeksOnline
Për këtë, kanë reaguar tre klubet e njohura në Europë.
Barcelona, Juventus and Real Madrid remain committed to modernising football through an open dialogue with UEFA.
— JuventusFC (@juventusfcen) May 26, 2021
“Prandaj, hapja e procedurave disiplinore nga UEFA është e pakuptueshme dhe përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj rregullave të ligjit që qytetarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur në mënyrë demokratike dhe përbën një mungesë respekti ndaj të njëjtave autoritete të gjykatave të drejtësisë”, shkruhet në komunikatën e tre klubeve.
Kujtojmë që muajin e kaluar dështoi krijimi i Superligës – ku kishte të pranishëm klube si: Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Inter, Milan…/IndeksOnline/