KF Teuta shpallet kampione e Kategorisë Superiore

Skuadra e KF Teutës ka fituar titullin në Kategorinë Superiore në Shqipëri për sezonin 2020/21.
Ndeshja e fundit ishte vendimtare dhe skuadra e Teutës arriti fitore të thellë 6 me 1 kundër Apolonia Fier, shkruan IndeksOnline
Golat për kampionin në fuqi i shënuan: Bregu (3), Arapi dhe Plaku.

Kujtojmë që skuadra mysafire u ndëshkua dy herë me karton të kuq. Repaj në minutën e 53’të dhe Sota në minutën e 64’të.
Edhe pse me pikë të njëjta me Vllazninë, nga 66 – Teuta u shpall kampion i Shqipërisë pasi kishte golaverazhin më të mirë./IndeksOnline/