Zyrtare: Andrea Pirlo largohet nga Juventusi

Skuadra e Juventusit ka larguar nga detyra e trajnerit, legjendën Andrea Pirlo.
Pirlo largohet pasi mezi çoi skuadrën në garat europiane, duke zënë pozitën e katërt në Serie A, shkruan IndeksOnline
Grazie di tutto, Mister @Pirlo_Official!
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021
42-vjeçari me ‘Zonjën e Vjetër’ fitoi dy tituj, atë të Superkupës së Italisë dhe Kupën e Italisë.
Pirlo kishte kontratë deri në vitin 2022, por ai largohet për shkak të rezultateve të dobëta.
Juven ai e udhëhoqi në 52 ndeshje dhe kishte një notë mesatare prej 2.15./IndeksOnline/