75 Mall Live Search
16:00 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Zvicra e ekstradon në Kosovë, Ilir Isufin, ja për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI , i cili kërkohej për veprat penale:

  • “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”

  Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zvicëran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021.

I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.