75 Mall Live Search
19:49 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Konfirmohet/ Vitia: Deri në fund të vitit vijnë 1.2 milionë vaksina “Pfizer”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita në një konferencë për media ka folur në lidhje me vaksinat që ka blerë Qeveria e Kosovës.

Vitia tha se deri në fund të vitit në Kosovë do të arrijnë 1.2 milionë vaksina “Pfizer”, transmeton Indeksonline.

“Duhet të kuptoni një gjë. Për shkak shumë termave të konfidencialitetit që kemi nënshkruar, s’mund të japim shumë detaje. Mirëpo, deri në fund të vitit nga kompania “Pfizer” pritet të arrijnë mbi 1.2 milionë vaksina”, ka thënë ai, duke mos treguar se kur pritet të vijnë ato”, u shprehë Vitia./Indeksonline/