75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Heroi i finales, Havertz flet pas ndeshjes: Që 15 vite jam duke e pritur këtë moment

Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, Kai Havertz ka folur pas ndeshjes.

Gjermani u shprehë se këtë moment ishte duke e pritur që 15 vite, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di çka të them. Me të vërtet nuk e di çka të them. E kam pritur që një kohë të gjatë. Dua të falenderoj familjen time, prindërit, gjyshen dhe të dashurën time. Nuk e di çka të them. Kam pritur që 15 vite për këtë moment dhe tani është këtu”, tha ai për ‘BT Sport”.

Chelsea është kampioni i ri i Evropës në futboll. Ata mposhtën Manchester Cityn me rezultat 1:0, me golin e Kai Havertz./Indeksonline/