Arrestohet një femër në Prishtinë, sulmoi fizikisht vëllain, motrën dhe të dashurin, i bëri për spital

Policia e Kosovës në mëngjesin e së shtunës, rreth orës 07:50, arrestoi një femër shqiptare me nënshtetësi të huaj.
Kjo pasi ajo kishte sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj.
Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Indeksonline/