75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 30 Maj 2021 / OSH

Arrestohet polici boshnjak që nxiti urrejtje dhe fyeu popullin shqiptar

Gjatë ditës së djeshme, një pjesëtar i Policisë së kosovës, Safet Sajo Civovic, i komuniteti boshnjak me anë të një postimi fyeu dhe nxiti urrejtje kundër popullit shqiptar me anë të një postimi në Facebook.

Pas raportimit të indeksonline, Safet Sajo Civovic u suspendua nga puna.

Indeksonline mëson sot se IKP me urdhër të Prokurorisë së Pejës kanë arrestuar policin boshnjak.

“Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, kishte shkruar ai në postimin e tij.

Civovic-it i ishte besuar uniforma e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili punon në pikën kufitare Kullë./Indeksonline/