Rashit Qalaj flet për Indeksonline, tregon se a do të kandidoj për kryetar të komunës së Lipjanit?

Në vjeshtën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Tashmë ka filluar të ketë spekulime se kush mund të jenë kandidatët për kryetar të komunave.
Në komunën e Lipjanit po përflitet që Rashit Qalaj mund të jetë kandidat për kryetar nga radhët e PDK-së.
Ish-drejtori i Policisë, Qalaj në një prononcim për Indeksonline tha se ende nuk ka diçka konkrete.
“Ende nuk ka diçka konkrete, besoj që brenda dy-tre ditëve do të dihet”, u shprehë ai.
Në komunën e Lipjanit që dy mandate udhëheq Imri Ahmeti i LDK-së. Para tij në krye ishte Shukri Buja nga PDK.
Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet qëndrore nëpër komuna, PDK pritet të ketë risi në disa komuna./Indeksonline/