75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 30 Maj 2021 / OSH

Parashikimi i motit për 4 ditët e para të muajit qershor

1.06 – Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.

2.06 – Pas mëngjesit të freskët, ditën me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

3.06 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë.

4.06 – Kryesisht me diell e ngrohtë.Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta, e më pas rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet lëvizin ndërmjet 6C e 9C, e maksimalet nga 16C, në fillim të javës, rriten deri në 23C, ditën e premte.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.