75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 30 Maj 2021 / C E

Asnjë sekond për Andi Zeqirin në miqësoren ndaj SHBA-ve

Andi Zeqiri ka zgjedhur të përfaqësoj Zvicrën edhe pse kishte premtuar se do të luaj për Kosovën.

Megjithatë, sulmuesi i Brightonit nuk po përfshihet në lojë nga Petkovic, shkruan Indeksonline.

Në miqësoren me SHBA-në, që Zvicra e fitoi 2-1 luajtën Xhaka, Shaqiri e Mehmedi por jo edhe Zeqiri.

Trajneri nuk e inkuadroi as nga fillimi as në gjashtë zëvendësimet që i bëri gjatë pjesës së dytë.

Golat për Zvicrën i shënuan Rodriguez dhe Zuber derisa për SHBA-të realizoi Lletget. /IndeksOnline/