75 Mall Live Search
23:25 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Largohen mbeturinat në Fushë Kosovë, flasin nga KRM “Pastrimi”: Punojmë ditë e natë

Indeksonline më herët raportoi se rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë është e stërmbushur me mbeturina. Menjëherë pas publikimit të lajmit janë marrë masat e duhura për pastrimin e vendit.

Menaxheri i Njësisë Operative të KRM “Pastrimi” në Fushë Kosovë, Misin Berisha për Indeksonline u shpreh se punojnë ditë e natë në të mirë të qytetarëve.

Po ashtu ai njoftoi se kamioni për mbledhjen e mbeturinave është në shërbim deri në ora 03:00 të mëngjesit.

“Vetëm sonte i marrim rreth 16 ton të mbeturinave, kurse gjatë tërë muajit afro 1500 ton”, tha ai.

Më poshtë sasia e mbeturinave për 5 muajt e parë të këtij viti, të cilat për çdo muaj kalojnë mbi 12 ton./Indeksonline/