Tentoi ta shes telefonin e falsifikuar të disa persona, arrestohet për mashtrim

Është arrestuar një person i dyshuar në Zonën Industriale në Prishtinë i cili ka tentuar që t’i mashtrojë disa qytetarë për shitjen e një telefoni mobil i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Telefoni i është konfiskuar ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/