75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 31 Maj 2021 / Blerim

Messi flet për situatën e rëndë me Covid-19, në Argjentinë

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur për situatën e rëndë me COVID-19 në Argjentinë.

Orë më parë CONMEBOL bëri të ditur që Copa America e cila ishte paraparë të mbahej në Argjentinë do të suspendohej, shkaku i shqetësimeve për gjendjen me COVID-19 në atë shtet.

Gjatë stërvitjeve të sotme, Lionel Messi u ndal të flasë për këtë gjë.

Ai u pyet për situatën emergjente të COVID-19, ku ka bërë thirrje të gjithë që të respektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi.

“Emergjenca me COVID? Duhet të respektojmë të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet”, tha ai.

“Ndeshjet e fundit të kualifikimeve nuk kanë qenë shumë të ndryshme nga këto, edhe pse situata me COVID-19 në Argjentinë është përkeqësuar shumë”, tha Messi.

“Është një moment i keq, duhet të kujdesemi për vetën dhe të ndjekim protokollin”, përfundoi Lionel Messi.