Kosovës i bashkangjiten në stërvitje për herë të parë dy prurjet e reja

Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para miqësores kundër San Marinos.
Në stërvitjen e sotme për herë të parë u bashkëngjiten dy prurjet e reja, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini, transmeton Indeksonline.

Për shkak se kishin ndeshje me klubet e tyre në fundjavë, dyshja kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.
Kosova do të luaj kundër San Marinos nesër nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/