Konfiskimi i 30 kg marihuanë, Sveçla: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas konfiskimit të rreth 30 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë, në pikën kufitare Vërmicë.
Ai tha se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar, shkruan Indeksonline.
“Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale“, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.
Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.