Familjet në Fushë Kosovë në hall me kafiterinë, e vendos zmadhuesin e muzikës para derës

Familjet në banesa kolektive në Fushë Kosovë janë në hall me një kafiteri pranë tyre, shkruan IndeksOnline.
Në një video që ka dërguar lexuesi dëgjohet muzika në volum super të madh.
Sipas tij, pronari i kafiterisë e ka vendosur zmadhuesin e muzikës para hyrjes.
Ai tha se për këtë kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës./IndeksOnline/