Brooklyn në gjysmëfinale, Lakers humbasin e rrezikojnë eliminimin

Brooklyn bëhet ekipi i dytë gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes pas Milwaukee, e kualifikuar më herët. Skuadra e Brooklyn fitoi sot 123-109 ndaj Boston, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale.
Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Nets, me Harden protagonist i një “triple double”, autor i 34 pikëve, 10 rebound e 10 asist. Irvind realizoi 25 pikë e Durant 24, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Tatum për Celtics.
Në Perëndim, Phoenix mposhti thellë 115-85 Lakers, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve dhe është pranë kualifikimit. Mungesa e Davis u ndje te Lakers, ku u dallua LeBron James me 24 pikë. Në kahun tjetër, Booker realizoi 30 pikë.
Fiton edhe Denver, 147-140 ndaj Portland pas dy kohëve shtesë, në një takim spektakolar, duke udhëhequr 3-2 serinë. Jokic realizoi 38 pikë e 11 rebound, mbështetur nga Morris me 28. Ndërsa 55 pikët e Lillard mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes – Play off
Philadelphia – Washington, (3-1)
Brooklyn – Boston, 123-109 (4-1)
Milwaukee – Miami, (4-0)
New York – Atlanta, (1-3)
Konferenca e Perëndimit – Play off
Utah Jazz – Memphis, (3-1)
Phoenix – Lakers, 115-85 (3-2)
Denver – Portland, 147-140 (3-2)
Clippers – Dallas, (2-2)