Rrahje për parking në “Abi Çarshia”, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë rreth orës 19:18 ka arrestuar një person në Prizren.
Mësohet se personi në fjalë kishte mosmarrëveshje për parking me një person tjetër, shkruan IndeksOnline.
“SULM
Abi Qarshia ,Prizren 01.06.2021 -19:18 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar rreth një parkingu të veturës, e kishte kanosur viktimën dhe sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./IndeksOnline/