E konfirmon FFK-ja, këta janë dy lojtarët e rinj që i bashkohen Kosovës

Ashtu siç raportoi IndeksOnline, te Kosova do të jenë të ftuar dy futbollistë të rinj nga Liga e Dytë në Zvicër.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.
Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.