75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Aksident në Duhël të Suharekës, lëndohen dy persona

Para pak minutash janë përplasur mes vete dy automjete në Duhël të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në emergjencë për të marrë tretman mjekësor.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Tutje, Osmanollaj u shpreh se për detaje të tjera do të njoftojë më vonë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: