75 Mall Live Search
16:15 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Lazio i Vedat Muriqit afër marrëveshjes me trajnerin e njohur evropian

Skuadra e Lazios momentalisht është pa trajner pas dorëheqjes së Simone Inzaghit i cili kaloi tek Inter.

Sipas mediave italiane, Lazio është në bisedime të avancuara me trajnerin e njohur italian, Maurizio Sarri, transmeton Indeksonline.

Lazio dhe Sarri janë duke pasur probleme me pagën. Trajneri italian kërkon 4 milionë euro në sezon, kurse Lazio po i ofron 3 milionë euro plus bonuset.

Në rast që dështon Sarri, atëherë favorit për të marr timonin e Lazios është Fabio Liverani.

Tek Lazio luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi dhe portier, Thomas Strakosha./Indeksonline/