Gjermani-Portugali, finalja e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21

Sot janë zhvilluar gjysmë-finalet e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21.
Biletën për në finale e kanë siguruar Gjermani dhe Portugalia, transmeton Indeksonline.
Portugalia e mposhti Spanjën me rezultat 0:1, ndërsa Gjermania fitoi kundër Holandës me rezultat 1:2.
Finalja zhvillohet në Lubjanë në stadiumin “Stadion Stozice” me datën 6 qershor nga ora 21:00./Indeksonline/