75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Bën namin në Londër, modelja miliardere që la bossin Indian për kriminelin

Daria Radionova është 27 vjeçarja ruse e cila ka studiuar në Londër për menaxhim bizens tani meret me stilimin e veshjes së vipave.

Daria jeton në Knightsbridge dhe njihet e përflitet në mbarë botën për jetën luksoze dhe rëndësinë që i kushton makinave super të shtrejnta të cilat i reklamon pafund në Instagram.

Mediat Ruse shkruajnë se modelja ka qenë prej kohësh në lidhje te fshehte me një burrë të martuar dhe me 6 fëmijë nga India i cili e financonte bukuroshen, por marrëdhënia e tyre përfundoi pasi indiani kuptoi lidhjen e saj me Alex Bodi.

Ky i fundit ka mbaruar pak ditë më para dënimin me arrest shtëpiak, duke u dyshuar në një çështje për krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafik njerëzor dhe shantazhe.

Modelja është sigurar ta presi në shtëpi me festë duke e publikuar në rrjetet sociale.

Së fundmi Daria po shëtit Londrën me një Lamborghini të zi i cili është i mbuluar i tëri me gurë swarovski që kanë dashur dy muaj punë për tu venodsur.

Makinat e shtrejnta të bukuroshesj kapin shifra marramendëse, por ajo ka treguare se është e fiksuar edhe me këpucët dhe se ka qindra palë Christian Louboutin./Albeu/