Dy baballarët nga Prizreni njoftojnë policinë: Vajzat tona u ngacmuan seksualisht …

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual, në Prizren.
Dy meshkujë gjatë ditës kanë raportuar në polici se dy vajzat e tyre të mitura janë ngacmuar seksualisht derisa ishin duke u kthyer nga shkolla, shkruan IndeksOnline.
“SULM SEKSUAL
Prizren, 02.06.2021 – 13:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre te moshës së mitur derisa kanë qene duke u kthyer nga shkolla, janë ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/