Vushtrria vendi i ‘vakive’, në kulmin e shtëpisë gjen kallash dhe 12 plumba!

Një qytetar nga Vushtrria derisa ishte duke renovuar shtëpinë e tij të pa banuar ka gjetur 12 plumba dhe një kallash.
I njëjti ka njoftuar menjëherë policinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Raporti i policisë lidhur me këtë rast: GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Vushtrri, 03.06.2021 – 11:24. Ankuesi mashkull kosovar ka qene duke rinovuar shtëpinë e tij të pa banuar ka vërejtur në çatinë e shtëpisë një mjetë të dyshuar, 12 plumba të AK-47. Njësiti për deminim i FSK-së kane dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera. Nuk raportohet për ndonjë incident. Rasti nën hetime.
/Foto ilustrim/