75 Mall Live Search
08:45 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / OSH

Juventusi jep “dritën e gjelbër” për rikthimin e Pjanic, Barcelona kërkon shkëmbim lojtarësh

Skuadra e Juventusit ka dhënë “dritën e gjelbër” për rikthimin e Miralem Pjanicit.

Mesfushori boshnjak që verës u transferua tek Barcelona, nuk arriti të përshtatet në sistemin e Ronald Koemanit, transmeton Indeksonline.

Juventusi po kërkon që ta huazoj Pjanicin, me mundësi blerje pas 1 viti. Në anën tjetër Barcelona ka një ide më ndryshe.

Katalunasit po duan shkëmbim lojtarësh. Ata janë të gatshëm ta japin Pjanicin në një marrëveshje ku mund të përfshihet Matthijs De Liftm Alex Sandro apo Rodrigo Bentacur./Indeksonline/