Brazili i pamposhtur në kualifikimet për botëror, fiton edhe kundër Ekuadorit

Kombëtarja e Brazilit duket se nuk do ta ketë problem fare kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Brazili mbrëmë e mposhti me rezultat 2:0 kombëtaren e Ekuadorit, transmeton Indeksonline.
Te dy golat, Brazili i shënoi në pjesën e dytë. Fillimisht Richarlison tundi rrjetën e Ekuadorit në minutën e 65-të.
Pastaj në minutën e 90-të, Neymar shënoi nga penaltia. Kjo është fitorja e 5-të në kualifikime për botëror, në po aq ndeshje, për Brazilin./Indeksonline/