Policia jep detaje për aksidentin në Pejton, 5 persona të lënduar

Sot në lagjen Pejton të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha ajo./Indeksonline/




