Dalin pamjet: Ja si u sulmua Faik Fazliu nga Policia

Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar mbremë nga Policia e Kosovës me pretendimin “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Madje, ai është shtyrë nga zyrtarët policorë dhe është rrëzuar përtokë. Kujtojmë se Fazliu është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas këtij rasti ai me aktvendim te Prokurorit është ndalur në Qendren e mbajtjes per 48 orë dhe ndaj tij është inicuar rast për “Kanosje ndaj personit zyrtar”.