75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është qyteti me daljen më të vogël në votime

Qytetarët e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë votuar për të zgjedhjen e kryetarëve të 19 komunave.

Katër javë pas zgjedhjeve të 22 tetorit, dalja në votime këtë herë është dukshëm më e vogël deri në këto momente, shkruan Indeksonline.

Në njërin prej qyteteve më të mëdha të Kosovës, në Prizren dalja deri më tani ka qenë vetëm 19,44 përqind, përqindje kjo shumë e ulët krahasuar me 168,884 persona sa kanë të drejtë vote gjithsej.

Ndërkaq komuna me pjesëmarrjen më të madhe në votime këto zgjedhje është komuna e Kllokotit me 41 përqind të daljes së qytetarëve./Indeksonline/