Shpërthen PSG – Wijnaldum punë e kryer, po i transferon edhe dy më të mirët e qytetit të Milanos

PSG ka kryer marrëveshjen me Gini Wijnaldum dhe do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare.
Edhe pse ishte raportuar se do të kalonte në Barcelonë, mesfushori holandez ndryshoi mendje në momentet e fundit dhe vendosi të kaloj në kryeqytetin francez.
Sipas Fabrizio Romanos, PSG nuk do të ndalet me kaq, shkruan Indeksonline.
Skuadra nënkampione e Francës dëshiron të transferoj edhe Achraf Hakimin nga Interi dhe Donnarumman i cili është pa kontratë.
Bord i klubit është në negociata me Interin dhe dëshiron të shfrytëzoj krizën financiare dhe nevojën për shkurtimin e shpenzimeve te klubi italian.
Donnarumma do të vendos në ditët e ardhshme nëse do të zgjedh PSG-në ose ndonjë klub tjetër, me Juventusin ndër skuadrat e interesuara. /IndeksOnline/
Paris St Germain expect Gini Wijnaldum to sign the contract until 2024 after the new agreement revealed yesterday night. ⏳
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2021
PSG board now still in negotiations with Inter to sign Achraf Hakimi as main target – Donnarumma will also decide his new club in the next days. ?? #PSG