75 Mall Live Search
18:27 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vdesin 15 persona, pasi shtypen duke marr ndihma në Maroko

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë në një marshin në Maroko, përderisa po ndaheshin ndihma ushqimore.

Incidenti ndodhi në qytetin Sidi Boulaalam në provincën Essaouira, ku po shpërndaheshin ndihma nga një bamirësi private.

Disa raporte tregojnë se numri i të plagosurve ka shkuar deri në 40 nga shtypja. Media lokale raportojnë se shumica e viktimave ishin gra dhe të moshuar.

Fotografitë në mediat sociale treguan trupat e grave të paraqitura në terren.

Një hetim është në proc3s për të përcaktuar rrethanat e incidentit, thanë zyrtarët./Indeksonline/