75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Zgjedhjet e 14 shkurtit kushtuan rreth 4.5 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur koston e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro. Planifikimet për koston e këtyre zgjedhje kanë qenë në shumën 5 milionë e 578 mijë e 712 euro, transmseton IndeksOnline.

Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së, këto zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth 5.2 milionë euro./IndeksOnline/