75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / C E

Zvicra niset për europian, Xhaka e Shaqiri marrin vëmendjen me “bishat” e tyre

Kombëtarja e Zvicrës është rrugës për në Baku të Azerbajxhanit ku do të zhvilloj ndeshjet e para të Euro 2020.

Kampionati Evropian për Zvicrën fillon me 12 qershor, ku skuadra e trajnerit Vladimir Petkovic do të luajë kundër Uellsit në orën 3 pasdite.

Lojtarët arritën në aeroport ku vëmendje të madhe morën yjet shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Graniti shkoi në aeroport me Lamborghini Urus me vëllain e tij, Taulantin.

Shaqiri gjithashtu ishte në fokus nga fotografët e Kombëtares së Zvicrës. /IndeksOnline/