75 Mall Live Search
17:44 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Futbollisti spanjoll lë pushimet në Mykonos me të dashurën e tij, thirret me urgjencë nga Luis Enrique

Një telefonat e Luis Enriques ka mjaftuar që futbollisti i Celta Vigos, Brais Mendez të ndërprejë pushimet me të dashurën e tij në Mykonos të Greqisë.

“Marca” raporton që Mendez është thirrur me urgjencë nga Enrique për t’u bërë pjesë e kombëtares së Spanjës në Evropian, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi Sergio Busquets rezultoi pozitiv me Covid 19. Mendez besohet se do të jetë zëvendësuesi i Busquetsit në EURO 2020.

Mendez kishte debutuar për “Furinë e Kuqe” në vitin 2018, nën urdhërat e Luis Enriques.

Ai mund të luaj në pozicionet e sulmit dhe të mesfushës./Indeksonline/