75 Mall Live Search
18:50 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

U kry: Wijnaldum, lojtari më i ri i PSG-së!

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka lajmëruar se Gini Wijnaldum tashmë ka nënshkruar kontratë me PSG-në.

Sipas Romanos, holandezi ka nënshkruar kontratë me klubin francez deri në vitin 2024, transmeton Indeksonline.

Mesfushori holandez ishte shumë afër të nënshkruante me Barcelonënë, por PSG në momentet e fundit bëri një ofertë më të mirë ekonomike.

Wijnaldum u largua nga Liverpooli në fund të këtij sezoni pasi i skadoi kontrata./Indeksonline/